Flash News

E-TJERA

Plagosja e 18-vjeçares në Hotel “Gjuta”, gjykata lë në burg të dashurin, lirohen dy të tjerë

Plagosja e 18-vjeçares në Hotel “Gjuta”, gjykata lë

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në “Gjuta Hotel” në Sauk, ku u plagos një 18-vjeçare.

Sipas gjykatës i dyshuari për plagosjen Erisjaldo Gjuta, i dashuri i viktimës, do të mbetet në masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale: moskallëzimi i krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Vladimir Gjutës i është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke u paraqitur çdo të hënë në orën 10:30 pranë shërbimeve të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ai dyshohet për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Mirvete Gjuta, gjithashtu nën hetim për të njëjtat vepra si Vladimir Gjuta, do të paraqitet çdo të hënë të parë të muajit në orën 10:00. Gjykata ka urdhëruar lirimin e saj të menjëhershëm, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal ndaj saj.

Të fundit