Flash News

E-TJERA

Plagosja e 24-vjeçarit në Shënavlash, shpallet në kërkim kushëriri i tij

Plagosja e 24-vjeçarit në Shënavlash, shpallet në

Një 24-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e djeshme.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është I. B., 33 vjeç, djali i xhaxhait të të plagosurit që dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë 24-vjeçarin.

“Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit