Flash News

E-TJERA

Plagosja e 3-fishtë në Laprakë, Gjykata lë në burg Altin Mergjyshin

Plagosja e 3-fishtë në Laprakë, Gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin Altin Mergjyshi, i cili plagosi tre ditë më parë në një lokal në Laprakë ish pronarin, Masimo Sorvilo, gruan e tij Roxhersa Rrapollari dhe vjehrrin e tij Viktor Rrapollari.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në zonën e Laprakës ku Mergjyshi u afrua në tavolinën ku ishin ulur të tre në një lokal dhe i plagosi me thikë.

Mësohet se gjendja e të plagosurve është e mirë dhe kanë dalë tashmë nga spitali.

Ndërkohë autori është një person me precedent penal.

Deklarata e autori në polici

Në dëshminë e dhënë para policisë, Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Mergjyshi (Deda) u shpreh se nuk kishte pasur qëllim sulmin me thikë duke shtuar se ishte provokuar nga tre të plagosurit.

Mergjyshi pretendon se e ka ndihmuar italianin (Massimo Sorvillo) për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Ai tregoi se kishte shkuar disa herë në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën por për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në Laprakë. Mergjyshi shkoi në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna. Përplasja nisi fillimisht në mënyrë verbale, por më pas 40-vjeçari u konfliktua fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre.

Të fundit