Flash News

E-TJERA

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, në kërkim vëllezërit e dyshuar si autorë, njëri i dënuar për vrasje

Plagosja e dyfishtë në Sarandë, në kërkim

Policia e Sarandës ka nisur një operacion kërkimi për kapjen e dy vëllezërve të dyshuar si autorë të plagosjes së dyfishtë që ndodhi në Sarandë.

Të shpallurit në kërkim janë Ramadan Zoto, i njohur edhe me identitetin Ramadan Canaj, 43 vjeç, dhe Erjon Canaj, 35 vjeç.

Ramadan Zoto konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë më parë i dënuar në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa aktualisht ndodhet në proces gjyqësor në Sarandë për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

Të plagosur nga të shtënat e armës mbetën Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.

Të fundit