Flash News

E-TJERA

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Fërkimi i makinave shkaku i sherrit, njëri në gjendje të rëndë me plumb në gjoks

Plagosja e dyfishtë në Tiranë/ Fërkimi i makinave shkaku i

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e dyfishtë e mbrëmjes së sotme në Tiranë në rrugën "Todi Shkurti”, ku mbetën të plagosur Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç.

Mësohet se autori i krimit ështe shtetasi me iniciale A.M., i cili është larguar me një automjet nga vendngjarja. Burime bëjnë me dije se shkaku i konfilktit ka qenë fërkimi i makinave të autorit dhe të plagosurve.

Dy të plagosurit janë shokë me njëri-tjetrin. Mësohet se autori krimin e ka kryer me pistoletë. Altin Gjoka ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa Jetmir Marashi është qëlluar në gjoks. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Të fundit