Flash News

E-TJERA

Kërcet arma në Tiranë/ Plagosen dy persona brenda një lokali, në kërkim autori

Kërcet arma në Tiranë/ Plagosen dy persona brenda një

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Tiranë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosuyr dy persona.

Ngjarja ka ndodhur brenda lokalit "Bar King" në rrugën ”Todi Shkurti” tek pallati ”Grand” në njësinë nr.2. Burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç.

Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

"Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij." thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Të fundit