Flash News

E-TJERA

Plagosja e ish-kandidatit të PS në Durrës, del fotoja e autorit të dyshuar

Plagosja e ish-kandidatit të PS në Durrës, del fotoja e autorit

Është siguruar fotoja e autorit të dyshuar që plagosi dje në Durrës, ish-kandidatin për kryetar të PS, Ardit Kërtusha.

Nga kamerat e sigurisë shihet se autori i dyshuar është i veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të kuqe, një kapele. Personi në foto që dyshohet të jetë autori i ngjarjes, përkon me disa detaje të dhëna edhe nga Kërtusha.

Ish-kandidati i socialistëve hodhi poshtë deklaratën e policisë për përfshirje në sherr. Ai deklaroi se ndaj është kryer atentat duke dhënë detaje nga dinamika e ngjarjes.

“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë.

Unë u largova me shpejtësi sapo pashë që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”-deklaroi Kërtusha.

Të fundit