Flash News

E-TJERA

Plagosja e të miturit në Durrës, reagon spitali: Kishte dy çarje me thikë pranë zemrës

Plagosja e të miturit në Durrës, reagon spitali: Kishte dy

Spitali Rajonal Durrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë nga një adoleshent 14-vjeçar.

Sipas njoftimit, i mituri mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës.

Mjekët konstatuan dy çarje në zemër, secila me gjatësi 2 cm, të shoqëruara me tamponadë kardiake. Po ashtu, në stomak u evidentua një çarje 3 cm në regjionin e corpus ventrikuli, duke e vendosur pacientin në gjendje kufi.

Njoftimi:

“Një 15-vjeçar mbërriti në urgjencë në gjendje tejet kritike, me plagë të shumta penetruese dhe organe të dëmtuara nga mjeti prerës. Zemra kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.

U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik. Reagim i shpejtë, i pastër, pa humbur asnjë minutë.

Mirënjohje për kirurgët F. Shini dhe E. Demiraj, si dhe për anestezistin A. Banushi, që e çuan rastin drejt suksesit me profesionalizëm dhe qetësi operative. Pacienti aktualisht po trajtohet në Reanimacion në gjendje të stabilizuar”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Të fundit