Flash News

E-TJERA

Plagosja e të riut në Kukës, shoqërohen disa persona

Plagosja e të riut në Kukës, shoqërohen disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj të Kukësit, ku 29-vjeçari Elvis Halilaj është plagosur me armë zjarri. Halilaj, i cili është kushëriri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, u qëllua pas një konflikti me Zenel Muçmatën, Drejtorin e Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Sipas informacioneve, konflikti nisi për motive të dobëta, ku fillimisht Halilaj ka goditur me grusht Muçmatën. Pas kësaj, ai është larguar drejt banesës së tij, por është ndjekur me makinë nga autori i dyshuar, i cili e ka qëlluar me armë pranë shtëpisë.

Plumbi e ka kapur 29-vjeçarin në fundshpinë, por fatmirësisht nuk ka prekur organet e brendshme. Halilaj ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit