Flash News

E-TJERA

Plagosja jashtë xhamisë së Xhurës, autori bullizohej prej kohësh nga 51-vjeçari; si nisi konflikti

Plagosja jashtë xhamisë së Xhurës, autori bullizohej prej

Saimir Xhafa qëlloi me armë zjarri Agim Jazajn 51 vjeç duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi ditën e parë të vitit më 1 janar, jashtë Xhamisë së Xhurës në Tiranë.

Mësohet se shkak për plagosjen e Jazajt është bërë një konflikt i mëparshëm me autorin. Sipas informacioneve, Xhafa dhe Jazaj janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda xhamisë, pasi Jazaj e bullizonte prej kohësh autorin e plagosjes.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në ambientet e jashtme të xhamisë ku Xhafa ka qëlluar tre herë me armë zjarri drejt Agim Jazajt.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar.

Të fundit