Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë në Krujë, policia zbardh detajet: Në kërkim autori 52-vjeçar

Plagosja me armë në Krujë, policia zbardh detajet: Në

Policia e Krujës ka zbardhur detaje nga plagosja me armë që u regjistrua sot në mesditë në fshatin Bru Zallë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i plagosur ka mbetur Agron Asllani 42 vjeç nga autori i dyshuar Imer Kameri 52 vjeç.

Ky i fundit është shpallur në kërkim.

“Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit