Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë në Shkodër, reagon policia: U qëllua në makinë

Plagosja me armë në Shkodër, reagon policia: U qëllua

Policia e Shkodrës ka zbardhur detajet e para në lidhje me plagosjen e një personi pak minuta më parë në lagjen “ 10 Korriku”.

Sipas policisë, Selami Brahimi ka qenë në makinën e tij, e cila ka qenë e ndaluar, në kohën kur është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). 

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.

Të fundit