Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, detajet e para

Plagosje me armë zjarri në Vlorë, detajet e para

Një person është plagosur me armë zjarri në Vlorë.

Sipas të dhënave të para, në spital është paraqitur i plagosur në të dyja këmbët një person i identifikuar si Ergys Likaj, 39 vjeç.

Vetë Likaj ka pohuar se është vetëplagosur, megjithatë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia në reagimin paraprak.

 

 

Të fundit