Flash News

E-TJERA

Plagosja në Bathore, policia po heton vrasjen e biznesmenit italian në '97

Plagosja në Bathore, policia po heton vrasjen e biznesmenit italian në

Agm Hida u qëllua mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Bathore. 46-vjeçari u qëllua me dy plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve. Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të kaluarën e vëllait të 46-vjeçarit, Flamur Hida, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi në zonën e Yzberishtit, në vitin 1997.

Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje 46-vjeçarin Hida për të sqaruar rrethanat dhe që mund t’i ndihmojë në zbulimin e autorëve.

Agim Hida është shprehur se ka qenë errësirë dhe nuk i ka parë autorët.

Të fundit