Flash News

E-TJERA

Plagosja në Korçë, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Plagosja në Korçë, shpallet në kërkim

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes së 26-vjeçarit Kostandin Ziu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy të rinjve, ku 22-vjeçari J. R. dyshohet se ka goditur me thikë viktimën, duke e lënë të plagosur.

Sipas burimeve policore, 26-vjeçari është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në spital me plagë thike në qafë. Ndërkohë, uniformat blu vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22-vjeçarit,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

.

 

Të fundit