Flash News

E-TJERA

Plagosja në Lezhë, policia zbardh detajet: Babë e bir plagosën fqinjin me mjet kosor

Plagosja në Lezhë, policia zbardh detajet: Babë e bir

Policia e Lezhës ka zbardhur detaje lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Balldre të Lezhës. 

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta babë e bir kanë dëmtuar me një mjet prerës (kosor), L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lezhë/ Informacion paraprak:

Rreth orës 17:35, në Balldre, Lezhë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës (kosor), shtetasi L. M., 47 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 47-vjeçari është goditur nga shtetasit S. B., dhe djali i tij shtetasi N. B., gjatë konfliktit fizik mes tyre.

Po nga konflikti është dëmtuar lehtë dhe shtetasi N.B, i cili pas ndihmën mjekësore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu po nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47 vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit S.B.

Të fundit