Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Plagosja në Shkodër, Selami Brahimi u qëllua pas një konflikti në familje
Selami Brahimi mbeti i plagosur mbrëmjen e 8 shkurtit në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Mësohet se autori i plagosjes së Brahimit është Sulejman Kapllani 68 vjecc, xhaxhai i bashkëshortes së të plagosurit.
Mësohet se shkak për plagosjen është bërë një konflikt i ndodhur disa vite më parë pas një vdekje brenda familjes.
68-vjeçari dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë duke qenë se jeton në Itali.
Ky automjet pas ngjarjes nga kçyrja e kamerave të sigurisë u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër dhe brenda saj edhe arma e zjarrit automatik kallashnikov.
Brenda mjetit u gjetën 8 gëzhoja automatiku ndërsa një gëzhojë u gjet në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda automjetit.