Flash News

E-TJERA

Plagosja në Tiranë, Tonin Vocaj: Efektivi mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit

Plagosja në Tiranë, Tonin Vocaj: Efektivi mund të ketë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur nga vendi ku mbeti i plagosur Lorenc Kosta.

Vocaj tha për mediat se efektivi i policisë mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Vocaj shtoi se i plagosur është qëlluar disa herë në këmbë.

Vocaj: Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin në Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.

Të fundit