Flash News

E-TJERA

Plagosja në Vlorë, flet dëshmitari: Dëgjova krismat, iku me vrap…

Plagosja në Vlorë, flet dëshmitari: Dëgjova krismat, iku me

Tonin Ramaj (Hosaj) 33-vjeç u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në lagjen “Pavarësia”  në Vlorë.

I riu sapo ka zbritur nga makina dhe teksa po drejtohej, në një prej lokaleve në lagjen e tij kur u qëllua me armë.

Plumbat e plagosën të riun në këmbë, ndërkohë autori është larguar me shpejtësi.

Një banor i lagjes, i cili dëgjoi krismat e armës duke folur për mediat tregoi si ndodhi ngjarja.

Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 ose 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.

Të fundit