Flash News

E-TJERA

Plagosja te Komuna e Parisit / Ja momenti kur efektivi qëllon me armë ndaj 45-vjeçarit

Plagosja te Komuna e Parisit / Ja momenti kur efektivi qëllon me armë

Publikohen pamjet nga momenti kur polici i kufirit Erion Goxharaj qëllon me armë ndaj 45-vjeçarit, Lorenc Kosta.

Kosta mbeti i plagosur në këmbë, ndërsa Goxharaj vijon të jetë në arrati. Dyshohet se një konflikt i çastit ka çuar në përdorimin e armës nga punonjësi i policisë kufitare, të cilit i është bërë thirrje që të dorëzohet.

Policia në një njoftim të bërë në orët e vona të së hënës deklaroi se ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo që jep informacione që do të çojnë në arrestimin e Goxharajt.

Të fundit