Flash News

E-TJERA

Plagosje e trefishtë me armë dhe thika në Greqi, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar

Plagosje e trefishtë me armë dhe thika në Greqi, mes tyre

Një përleshje mes bandave të Vula të Greqisë, ka lënë të plagosur tre persona.

Mediat vendase raportojnë se mes bandave ndodhi një konflikt që agravoi në përleshje me thika dhe armë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 dhe mbetën të plagosur tre persona, mes tyre një 19-vjeçar me origjinë shqiptare.

Nga deklarimet e deritanishme të autoriteteve, rezulton se një person ka plagë me thikë në gjoks, ndërsa 19-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë. Nuk dihet gjendja e personit të tretë, i cili është sulmuar edhe me thikë.

Raportet thonë se 19-vjeçari shqiptar ka qenë më parë në telashe me autoritetet për sulm dhe sjellje sfiduese.

Në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Persona të tjerë të përfshirë në dy ngjarjet janë shpallur në kërkim dhe kjo pasi përleshja e përgjakshme ka nisur nga Argyroupoli, ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat në Vula.

Të fundit