Flash News

E-TJERA

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bathore.

Policia e Tiranës bën me dije se rreth orës 18:45, Elvis Visha, rreth 30 vjeç, është dërguar për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I riu dyshohet të jetë qëlluar në krahë.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje.

Të fundit