Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në autostradën Rrëshen - Kukës, detajet e para nga policia

Plagosje me armë zjarri në autostradën Rrëshen - Kukës,
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Rrëshen –Kukës.

Për pasojë, sipas informacionit paraprak nga policia, i plagosur ka mbetur Martin Prenga 51-vjeç pas një konflikti të çastit me dy persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim.

“Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre”, bën me dije policia.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Të fundit