Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Durrës, detajet e para nga policia

Plagosje me armë zjarri në Durrës, detajet e para nga policia

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, rreth orës 16:20, në urgjencën e Spitalit të Durrësit ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte plagë në këmbë. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndersa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. 

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit