Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Durrës, Policia në kërkim të autorit

Plagosje me armë zjarri në Durrës, Policia në kërkim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30, në Shënvlash

Sipas burimeve zyrtare, pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të fundit