Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Peshkopi, arrestohet autori i dyshuar

Plagosje me armë zjarri në Peshkopi, arrestohet autori i dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Peshkopisë pasditen e sotme.

Sipas policisë, B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar vënë në pranga.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar", njofton policia. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Të fundit