Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Roskovec, shpallet në kërkim autori

Plagosje me armë zjarri në Roskovec, shpallet në kërkim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar këtë të premte në Roskovec.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasit Ushtar Sinani, 50 vjeç ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Edvin Hoxha, 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar.

Sipas policisë, krimi është regjistruar pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri, pasi ka marrë mjekim në spitalin e Fierit, është larguar për në banesë.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe vijon puna për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit