Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, detajet e para nga policia

Plagosje me armë zjarri në Pogradec, detajet e para nga policia
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Sipas policisë, i plagosur mbeti një 27-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar, tashmë të identifikuar. 

"Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.

 

Të fundit