Flash News

E-TJERA

Vritet një person me armë zjarri te “Pallati me Shigjeta” në Tiranë

Vritet një person me armë zjarri te “Pallati me

Një person është vrarë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, i vdekur në një atentat Bujar Nasufi, 56 vjeç, pasi është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.


Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.

 

Të fundit