Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë, dy të rinj shoqërohen nga policia

Plagoset me thikë 39-vjeçari në Vlorë, dy të rinj

Një plagosje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një 39-vjeçar u qëllua me thike pas një konflikti që dyshohet të ketë nisur për motive të dobëta.

Policia bën me dije se D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, të dy rezidentë në Vlorë, dyshohet se e kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç. Personi i lënduar u transportua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dy të rinjtë e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për procedurat e mëtejshme. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

Të fundit