Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati

Plagosje me thikë në Durrës, autori në arrati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë.

Sipas raportimeve, viktima ndodhej në gjendje të dehur dhe është nxjerrë jashtë nga ambientet e një lokali nga vetë pronarja. Teksa po largohej, një person tjetër, që kishte ardhur nga krahu tjetër i rrugës, e ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën e parë 

Të fundit