Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës, autori në kërkim

Plagosje me thikë në Durrës, autori në kërkim

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale në Qerret, Katund i Ri, Durrës.

Sipas raportimeve të policisë, Haxhi Shehu është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari për këtë ngjarje, Egzon Sinani, është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

"Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit", njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit