Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në Durrës, të moshuarit përleshen për dominotë

Plagosje me thikë në Durrës, të moshuarit përleshen

Një sherr që ka degraduar në plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Durrës. 

Dy të moshuar janë konfliktuar me njëri tjetrin teksa kanë qënë duke luajtur një lojë domino dhe në një moment njëri prej tyre ka plagosur me thikë tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja përballë Postës Shqiptare.

I moshuari i plagosur është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri është shoqëruar nga Policia. 

 

Të fundit