Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, detajet e para

Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, detajet e para

Plagoset me thikë një person në qendër të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se Bledar Troshani është qëlluar me thikë pasi është konfliktuar me një person tjetër. Për pasojë, Troshani është dërguar në spitalin rajonal ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa autori është kapur nga policia.

Njoftimi i policisë:

Shkodër-Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.

Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Z. Sh., ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. T., 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Z. Sh., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

 

Të fundit