Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
“Plaket” ushtria, nuk ka më rekrutime të reja, qeveria ndryshon ligjin
Vakancat e krijuara mes radhëve të forcave të armatosura, qeveria kërkon t’i plotësojë duke i zgjatur qëndrimin në detyrë të forcës aktive. Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, kërkohet edhe shtyrja me tri vite e moshës maksimale të pranimit në Forcat e Armatosura, nga 27 në 30 vjeç.
Fenomeni i plakjes së popullsisë ka filluar të shtrijë efektet edhe te forcat e armatosura. Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj ku kërkon të shtyjë deri në tri vite moshën maksimale për pranimin e ushtarëve të rinj pranë forcave të armatosura, ku sipas këtij propozimi, kufiri kalon nga 27 në 30 vjeç.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ndryshim kërkohet për plotësimin e nevojave që kanë Forcat e Armatosura për rekrutim, ku shtesa prej 3 (tre) vjetësh do të bëjë të mundur rekrutimin edhe të kësaj moshe, me qëllim plotësimin e nevojave në fakt që ne kemi.
Në relacionin shoqërues, ekzekutivi pranon se mes radhëve të forcave të armatosura janë krijuar vakanca, pasi për çdo gradë, ka një afat maksimal qëndrimi. Plotësimi këtyre vakancave duket se nuk është arritur të bëhet me kontingjent të ri ushtarak.
Sipas dikasterit të mbrojtjes, si pasojë e uljes së numrit të rekrutimit del e nevojshme mbajtja e personelit që kemi në fakt dhe shmangia e shtyrjeve të herëpashershme që bëhen për shkak të mungesave dhe boshllëqeve që krijohen në kompletim për arritjen e kapaciteteve operacionale të kërkuara.
Nisma ligjore e qeverisë, parashikon gjithashtu se për nevojat e saj, Forcat e Armatosura kanë të drejtë të kthejnë në shërbim aktiv ish-oficerë, nënoficer apo edhe ushtarë me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale./A2 CNN