Flash News

E-TJERA

“Plaku matuf”, “Lambo”, “Cinco”, “Santucio”, zbulohen nofkat e grupit kriminal të kokainës nga Amerika Latine

“Plaku matuf”, “Lambo”, “Cinco”,

Zbardhen detaje të reja lidhur me grupin kriminal që akuzohet se trafikoi 6 ton lëndë narkotike të llojit kokainë me vlerë 411 mln euro nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në kuadër të operacionit të SPAK kundrejt këtij grupi janë arrestuar, Ermir Ndreaj, Artur e Klevis Hoxhosman, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej, ndërsa në kërkim janë shpallur Ilir Lloshi dhe Devid Patrut.

Referuar dosjes hetimore, News 24 ka zbuluar nofkat e grupit kriminal të kokainës.

Artur Hoxhosmani njihet me nofkat Burrelsi, Lambo, Santucio dhe Santocio New.

Devid Patrut alias Devid Boraj alias Elidon Skëndat njihet me pseudonimet Bisha dhe Bisha New.

Ermir Ndreaj njihet me pseudoninim Cinco

Plaurent Dervishaj njohët me pseudonimet “Xio” “shoku” dhe plaku matuf”.

Klevis Hoxhosmani njihet me pseudonimet “keli” dhe “Santucio brother”

Erion Alibej me pseudonimet “Liz” “Liizzz” Krymi” Noku.

Ilir Lloshi me pseudonimin Licja .

Ramazan Rraja me pseudonimet “Xon” “Xoni”.

Të fundit