Flash News

E-TJERA

Plane në fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Plane në fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrueshme atmosferike, falë masave ajrore relativisht të thata.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët deri në mesdite, më pas zhvillim dhe alternime të vranësirave mesatare deri të dendura ndërsa gjatë natës sërish kthjellime.

Ditën e Diel reshje të dobëta shiu do të jenë prezent në male në pjesën juglindore të vendit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina hera-herës do të jetë me rrahje me shpejtësi deri 13m/s.

Valëzimi në Detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

 

Të fundit