Flash News

E-TJERA

Plane për të dielën? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Plane për të dielën? Njihuni më parë me parashikimin e

Moti i keq me shi mbërtheu paraditen e djeshme thuajse gjithë vendin. Për pasojë temperaturat kanë rënë ndjeshëm, maksimumet kanë zbritur nga 37 në 31 gradë Celcius.

Sinoptikani Hakil Osmani tha se moti do të përmirësohet gradualisht ditën e diel në thuajse gjithë vendin.

“Rreth orës 10 të mesditës pritet që reshjet të spostohen në zonat qendrore dhe veriore duke bërë që zonat jugore të kenë rikthim të kthjellimeve, të cilit pritet të jenë thuajse në gjithë territorin”, tha ai.

Sa i përket javës së ardhshme, parashikohet që të dominojë moti i mirë dhe i qëndrueshëm.

“ Do kemi intervale të gjata me kthjellime, më prezente në vijën bregdetare…

Temperaturat do të rriten gradualisht gjatë javës, maksimumet pritet të shkojnë deri në 36 gradë Celsius”, tha Osmani.

 

Të fundit