Flash News

E-TJERA

Plani i qeverisë: Si do të shfrytëzohen fondet papërdorura për ‘të shpëtuar’ bashkitë nga borxhet

Plani i qeverisë: Si do të shfrytëzohen fondet papërdorura

Detyrimet e prapambetura të 61 bashkive ishin një shqetësim për qeverinë, e cila iu bëri thirrje të tregonin kujdes me financat dhe kërkoi shlyerjen e detyrimeve.

Megjithatë, duket se qeveria ka një ‘as nën mëngë’ edhe për qeverisjen vendore, për ato bashki të cilat nuk kanë arritur dot të shlyejnë detyrimet e tyre financiare.

Sipas planit të zbardhur nga SCAN Tv, Ministria e Financave ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore, që synon ti detyrojë në një farë forme bashkitë që të shlyejnë borxhet e prapambetura.

Ndryshimet konsistojnë në shfrytëzimin e fondeve të papërdorura nga bashktë e vendit. Përmes tyre qeverisja vendore do të shlyejë detyrimet e prapambetura.

Bashkive u vendoset një kusht që jo më pak se 30% e fondeve të papërdorura të shfrytëzohen për të shlyer detyrimet e prapambetura. Ndryshimet ligjore synohen të hyjnë në fuqi më 1 janar 2023, në mënyrë që pushteti vendor të ketë bërë bilancin e buxhetit të një viti më parë dhë të mund të nisë përdorimin e fondeve.

Të fundit