Flash News

E-TJERA

Plani i Sunak për emigrantët shqiptarë, OKB kritikon Britaninë: Po shkel ligjin ndërkombëtar

Plani i Sunak për emigrantët shqiptarë, OKB kritikon

Një raport i miratuar nga sekretarja e brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman,  që bën thirrje për një goditje radikale ndaj atyre që kërkojnë azil është kritikuar nga një organ i OKB-së për “gabime faktike dhe ligjore”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) vuri në dyshim përshkrimin në raport si “të paligjshëm” për njerëzit që kërkojnë azil.

Një sërë parlamentarësh, përfshirë ish-kryeministren Theresa May, ngritën shqetësimet për braktisje të viktimave të skllavërisë moderne.

Skllavëria moderne është një kërcënim real. Ne nuk duhet të bëjmë asgjë për të reduktuar rolin tonë, si mbrojtësi kryesor në botë i viktimave të këtij krimi të tmerrshëm’, u shpreh Theresa May.

Raporti parashikon ndalimin pa afat të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar “ilegalisht” dhe se ministrat duhet të nxjerrin ligje për ta bërë të pamundur kërkesën për azil për ata që sipas tyre vijnë nga një vend i sigurt. Si për shembull, shqiptarët. Një ditë më parë ministri britanik i emigracionit Robert Jenrick u shpreh se shqiptarët vijnë nga një vend “që konsiderohet i sigurt”, prandaj  ata nuk kanë përse të kërkojnë azil në Angli.

 

 

Të fundit