Flash News

E-TJERA

Plani për Butrintin, Tare: Në SHBA po verifikohet nëse AADF ka shkelur ligjet federale

Plani për Butrintin, Tare: Në SHBA po verifikohet nëse AADF ka

Studiuesi Auron Tare thotë se në SHBA ka nisur verifikimi për të parë nëse Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka shkelur ligjet federale lidhur me planin për menaxhimin e Butrintit.

I ftuar në studion e “Sot” në Euronews Albania, Tare u shpreh se është një kompani izraelito-amerikane e cila po merret me këtë çështje.

“Në SHBA kanë filluar lëvizjet. Është kontaktuar një kompani shumë e rëndësishme izraelito-amerikane që merret me këto çështje, për të parë nëse Fondi Shqiptaro-amerikan ka shkelur ligjet federale dhe se si mund të atakohet më pas në gjykatën amerikane”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, studiuese pohoi se pas marrëveshjes mes AADF dhe Ministrisë së Kulturës për Butrntit, nuk fshihet çështja e fitimit të parave, por diçka më shumë. Sipas Tares, arkeologu anglez Richard Hodges i cili qëndron pas planit, kërkon ta ketë për vete parkun, si një kartëvizitë ndërkombëtare.

Të fundit