Flash News

Kosova

Plani për vrasjen e Albin Kurtit në 2021-shin, autori i dyshuar ekspert në përdorimin e snajperëve

Plani për vrasjen e Albin Kurtit në 2021-shin, autori i dyshuar

Një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mbeti një tentativë e dështuar. I zbuluar në vitin 2021 nga Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë, atentati do të kryhej nga një ekspert snajperi.

Dokumentet janë publikuar pas sulmit kibernetik ku hakerat kanë vjedhur të dhëna personale dhe e-maile nga Kosova dhe Shqipëria. Plani për vrasjen e Kurtit dhe informacioni për snajperistin mësohet se janë marrë nga inbox-i i ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në e-mail thuhet se personi që do të kryente atentatin ndaj Albin Kurtit dyshohet të jetë shtetasi i identifikuar nga informatori si Prek Kodra, i cili thuhet se kishte aftësi mjaft të mira në snajper.

Kodra dyshohet të jetë përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi.

Të fundit