Flash News

E-TJERA

Planifikoi vrasjen e Inez Hajrullas, lihet në burg Muharem Koroveshi

Planifikoi vrasjen e Inez Hajrullas, lihet në burg Muharem Koroveshi

GJKKO ka vendosur të lerë në burg Muharrem Koroveshi i cili planifikoi vrasjen e Inez Hajrullas.

35-vjeçari nga Shkodra me tre emra u arrestua në Vlorë teksa lëvizte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje më 8 gusht të vitit 2023.

“Në seancën gjyqësore të datës 19.02.2024 ora 12:00, personi nën hetim përfitoj Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje sipas nenit 248 pika 2 të K.Pr.Penale. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 16 Akti, datë 19.02.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Të fundit