Flash News

E-TJERA

Plantacion me marijuanë mes pyllit me lisa, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Plantacion me marijuanë mes pyllit me lisa, pranga 2 shqiptarëve

Një italian dhe dy shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve në Itali.

Mediat italiane raportojnë se të tre u kapën me plantacion marijuane të fshehur mes bimëve. Plantacioni me drogë u pikas nga një helikopter që monitoronte nga ajri.

Plantacioni në fjalë përbëhej nga 500 bimë me një sipërfaqe prej rreth 1.000 m2, e rrethuar nga lisa të gjatë.

Brenda një vilë ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marihuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje.

Të fundit