Flash News

E-TJERA

"Plantacione në shtëpi"/ Kapen dy ton marijuanë në Spanjë, pjesë e organizatës edhe shqiptarë, cili ishte roli i tyre

"Plantacione në shtëpi"/ Kapen dy ton marijuanë në
Foto nga plantacionet në shtëpi, nga operacioni i policisë

Dy ton marijuanë u sekuestruan dhe 19 persona u arrestuan në një operacion ndërkombëtar në Spanjë.

Organizata drejtohej nga holandezë, të mbështetur nga nënshtetas shqiptarë, të cilët ishin përgjegjës për gjithçka që lidhej me kultivimin e marijuanës dhe nga disa spanjollë që ishin të ngarkuar me logjistikën.

Ata instaluan plantacionet në shtëpi ose depo, gjithmonë larg qendrave të populluara për të kaluar pa u vërejtur dhe të pajisur me furnizime të paligjshme të energjisë elektrike, duke mashtruar më shumë se 1.500.000 euro energji elektrike.

Sipas njoftimit të policisë spanjolle, Agjentët e Policisë Kombëtare, Policisë Kombëtare të Holandës dhe Policisë Kombëtare Belge, të koordinuar nga EUROPOL, kanë sekuestruar dy tonë marijuanë - më shumë se 34,000 bimë .

19 persona janë arrestuar - 14 në Spanjë, katër në Hollandë dhe një në Belgjikë - dhe 63 kërkime shtëpish janë kryer në Spanjë.

Me hetimet e avancuara, agjentët arritën të gjenin përgjegjësin kryesor në Barcelonë ndërsa zhvillonin takime të ndryshme me njeriun e tyre të besuar - shtetasin me origjinë shqiptare. Ky i fundit shkoi në disa prej shtëpive në shoqërinë e një prej atyre që ishin përgjegjës për të treguar evolucionin e plantacioneve

Të fundit