Flash News

E-TJERA

Plas sherri pas përplasjes së makinave, 4 të arrestuar dhe një në kërkim në Durrës

Plas sherri pas përplasjes së makinave, 4 të arrestuar dhe

Një sherr është regjistruar pasditen e djeshme në Durrës, ku 5 persona janë konfliktuar dhunshëm me njëri-tjetrin, ku shkak për sherrin është bërë një aksident automobilistik.

Autoritet policore raportojnë se dje, rreth orës 18:50, automjeti me drejtues shtetasin B. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Altin Kraci.

Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, shtetasi Altin Kraci dhe 2 vëllezërit e tij Edison dhe Robert Kraci me shtetasit B. H. dhe Agim Hasanbelliu. Blutë e Durrësit kanë arrestuar 4 prej tyre, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Më konkretisht, janë vënë në pranga shtetasit:

Altin Kraci, 42 vjeç, Edison Kraci, 36 vjeç dhe Robert Kraci, 32 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

Agim Hasanbelliu, 22 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”;

Ndërkohë,në kërkim është shpallur shtetasi B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”;

Gjithashtu, bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi A. Zh., 35 vjeç, banues në Durrës, administratori i një lokalit përpara të cilit ka ndodhur konflikti, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Shtetasi Agim Hasanbelliu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për shtetasit e përfshirë, ndërsa shtetasi A. Zh. ka hequr dhe ka fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim që të pengonte veprimet hetimore të Policisë.” – njofton Policia.

 

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Të fundit