Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Goditet me thikë pranë zemrës 25-vjeçari në Vlorë

VIDEO/ Goditet me thikë pranë zemrës  25-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. 

Një 25-vjeçar është goditur me thikë në ambjentet e një berberhane në të cilën kishte filluar si praktikant. 

Bëhet me dije se shkak është bërë një debat që ka pasur me një klient (bashkëmoshatar), i cili pas sherrit e ka goditur të riun me thikë pranë zemrës. 

25-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia thotë se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.  

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Të fundit