Flash News

E-TJERA

Plas sherri në Durrës, tre persona përleshen me njëri-tjetrin

Plas sherri në Durrës, tre persona përleshen me
Foto ilustruese

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar këtë të premte në lagjen nr.15 të Durrësit pranë një pike karburanti.

Tre persona janë përleshur me njëri-tjetrin në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë dy prej tyre kanë përfunduar në spital.

Burime për mediat bëjnë me dije se njëri nga personat e përfshirë në konflikt ka pas një armë zjarri me vete dhe ka goditur me tytën e saj.

Shërbime të policisë që kanë qenë në zonë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e tyre.

 

 

Të fundit