Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Plas sherri në Kukës, babë e bir dhunojnë të afërmin, arrestohen nga policia

EMRAT/ Plas sherri në Kukës, babë e bir dhunojnë të

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar në fshatin Kosharisht të Kukësit. Dy persona (babë e bir) kanë dhunuar me sende të forta të afërmin e tyre në hyrje të fshatit për arsye ende të paqarta. 

Policia thotë se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërsa sqaron se si pasojë është vënë në pranga Mustrif Murataj M., 53 vjeç dhe djali i tij Besmir Murataj, 18 vjeç.

"Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

M. M., 53 vjeç, dhe

B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit