Flash News

E-TJERA

Plas sherri në parkimin e qendrës tregtare në Tiranë

Plas sherri në parkimin e qendrës tregtare në Tiranë

Një sherr me sende të forta ka ndodhur këtë të mërkurë në parkimin e një qendre tregtare në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës.

Për ngjarjen në fjalë janë proceduar penalisht dy persona.

Dy të proceduarit, të moshës 34 dhe 39 vjeç kanë goditur me sende të forta një 35 vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.

Të fundit